2018/12/28 - 4:18
Inspekcioni i Drenasit largon produktet me afat të skaduar
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit gjatë inspektimit në dyqane, ka konfiskuar një sasi të produkteve ushqimore që kanë qenë me afat të skaduar. Ky aktivitet është bërë ne prag të festave të fundvitit për mbrojtje të konsumatorit.
Drejtoria e Inspekcionit njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se për shkak të festave të fundvitit, konform Ligjit për Mbrojte të Konsumatorit ka filluar me aksionin për kontroll të artikujve ushqimor në të gjitha marketet e Komunës sonë.
Gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të konfiskuar është mbi 500 euro si dhe i është shqiptuar gjobë mandatore prej 500 eurove, njërit pronar i cili ka pasur sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar.
Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se nëse hasin në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë e Inspekcionit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të konsumatorit.