Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci dhe IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

2018/11/08 - 12:28

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Inciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, Zenel Bunjaku, me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim.
 
Komuna e Drenasit dhe IADK-ia me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, pajtohen të rregullojnë një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuara nga Inciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në Komunën e Drenasit.
 
Kjo marrëveshje ka për qëllim të përshkruaj bashkpunimin në mes Komunës së Drenasit dhe IADK-së gjatë periudhës shtator 2018-qershor 2020, për të drejtat dhe detyrat e palëve kyçe, ku si qëllim i fundit është ndihma dhe përkrahja e fermerëve të kthyer të cilët do të jenë në gjendje të prodhojnë për nevoja të veta dhe për treg.
 
Inciativa për Zhvillim e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke e zhvilluar projektin “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” në Komunën e Drenasit dhe katër komuna tjera, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.