Republika e Kosoves

Gllogoc

NJOFTIM PUBLIK PËR SHITJEN E BANESAVE PËR TË CILAT EKZISTON E DREJTA BANESORE

2022/10/04 - 10:46

Komuna e Gllogocit, bazuar në mandatin e saj ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-034 si dhe duke vepruar në pajtim me nenin 7 të Ligjit 04/L-061 Për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-247, shpallë:

 

NJOFTIM PUBLIK

PËR SHITJEN E BANESAVE PËR TË CILAT EKZISTON E DREJTA BANESORE

 

Komuna e Gllogocit njofton bartësit e së drejtës banesore të cilët të drejtën e banimit (shfrytëzimit dhe/ose kontraktimit) e kanë fituar nga ndërmarrjet në pronësi shoqërore se me Vendimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Nr.3234/22 te datës 27 Maj 2022 është vazhduar afati për paraqitjen e kërkesës për blerjen e banesës në afat prej një 1 (një) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi (deri me datë 27 maj 2023).

Njoftohen të gjithë bartësit e së drejtës banesore se me Ligjin 04/L-061 Për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, rregullohen kushtet dhe mënyra e shitjes së banesave në pronësi shoqërore dhe publike, për të cilat ekziston e drejta banesore apo e drejta e shfrytëzimit me qira për kohë të pacaktuar, së bashku me pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës si dhe mënyra e përcaktimit të çmimit shitës të banesës dhe shuarja e së drejtës banesore.

Bashkë me kërkesën për blerjen e banesës, secili parashtrues duhet të bashkëngjitë (dorëzoj) dokumentacionin e nevojshëm në origjinal ose kopje të vërtetuar, me të cilin vërtetohet e drejta banesore.

Kërkesat e kompletuara dorëzohen në Komunën e Gllogocit sporteli nr.10, 11, 12 ose përmes dërgimit postar në adresën: Komuna e Gllogocit, Rruga ‘’Fehmi dhe Xhevë Lladrovci’’, nr.2, 13.000, Gllogoc, Kosovë. Kërkesa për blerjen e banesës (formulari) mund të merret në secilën Zyrën pritëse të Komunës së Gllogocit ose nga faqja elektronike, në këtë link: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/aplikacione/  (Formulari:  Kërkesa  për blerjen e banesës).

Komisioni për çështje banesore është në dispozicion të gjithë qytetarëve dhe mund të kontaktohet çdo ditë në numrin kontaktues: 03820040812.