Republika e Kosoves

Gllogoc

Aktivitetit “Festo me zemër, jo me armë” i bashkëngjitet edhe Komuna e Drenasit

2022/07/20 - 8:53

Aktivitetit “Festo me zemër, jo me armë” i bashkëngjitet edhe Komuna e Drenasit

 

Stacioni Policor i Drenasit, të martën ka nisur fushatën vetëdijësuese “Festo me zemër, jo me armë”, ku këtij aktiviteti i është bashkëngjitur edhe Komuna e Drenasit, përkatësisht nënkryetari i Komunës, Arben Shala dhe udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra.

 

Nënkryetari Shala së bashku me policinë, kanë takuar qytetarët në sheshin “Fehmi Lladrovci”, në rrugë si dhe në biznese, për t’i informuar lidhur me fushatën vetëdijësuese “Festo me zemër, jo me armë”, ku edhe kanë shpërndarë fletushka vetëdijësimi për kujdesin ndaj sigurisë.

 

Kjo fushatë vetëdijësuese është bërë nga Stacioni Policor i Drenasit, pasi që jemi në sezonin veror dhe shumë ekonomi familjare kanë ahengje gëzimi dhe nga festimi me armë, ka pasur dhjetëra raste kur gëzimi është shndërruar në hidhërim. Fushata vetëdijesuese, ka për qëllim edhe masat e vetësigurisë për thyerjet e shtëpive e banesave, parandalimin e vjedhjeve të veturave dhe parandalimi i shkaktimit të zjarreve fushore, malore dhe në shtëpi banimi. Ky aktivitet do të jetë vazhdoj edhe ditëve në vazhdim.

 

Nënkryetari Shala tha se Komuna e Drenasit, përkrah dhe mbështetë Policinë e Kosovës në aktivitetet e tyre për të ndihmuar në rritjen e sigurisë publike dhe është e përkushtuar për të marr gjitha veprimet në bashkëveprim me Policinë e Kosovës për të parandaluar vjedhjet, zjarret dhe rreziqet tjera.