Republika e Kosoves

Gllogoc

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik viziton disa nga bizneset e dëmtuara nga vërshimet

2021/01/12 - 12:33

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik viziton disa nga bizneset e dëmtuara nga vërshimet

 

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahu të martën ka vizituar disa nga bizneset të cilat janë dëmtuar nga vërshimet e fundit, ku për pasojë ata janë dëmtuar në masë të konsiderueshme në produktet e tyre.

 

Gjatë vizitës, drejtoresha Jetullahu për së afërmi ka parë gjendjen e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe ka njoftuar ata se Komuna ka bërë formimin e komisioneve të cilat për detyrë do të kenë vlerësimin e dëmeve. Ajo ka shtuar se komisioni profesional, sipas kërkesave të palëve të dëmtuara, do të del në terren për t’i vlerësuar të gjitha bizneset të cilat janë dëmtuar.

 

Jetullahu ka shtuar se pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve, komisioni do të hartojë raport të detajuar i cili do të përcjellët në ministrisë përkatëse, ku shpresojmë që do të ju dalin në ndihmë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga uji.