Republika e Kosoves

Gllogoc

Drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e pengesave në rrugë

2023/01/18 - 10:52

Drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e pengesave në rrugë

Drejtoria e Inspekcionit, ka filluar se implementuari projektin për largimin e pengesave në rrugët e asfaltuara që nuk posedojnë pëlqim nga organi kompetent dhe që janë në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ nr.19/2017.

Komuna e Drenasit, kërkonë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim nëse ndonjë rrugë hasin në pengëza për lëvizje. Drejtoria e Inspekcionit do të largojë të gjitha pengesat në rrugët lokale në Komunën e Drenasit të cilat janë pa pëlqim dhe pengojnë lëvizjen e automjeteve dhe makinerive për mirëmbajtjen e rrugëve.

Drejtoria e Inspekcionit u bënë thirrje qytetarëve të mos vendosin pengesa në rrugë pa pëlqim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të kundërtën do të merren të gjitha masat ligjore kundër atyre që dëmtojnë pronën publike dhe bien ndesh me ligjet në fuqi.