Republika e Kosoves

Gllogoc

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ndan mirënjohje për fituesit  e  garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo” në Komunën e Drenasit

2019/07/09 - 4:06

Sot drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Drenas, Tafil Halilaj ndau mirënjohje për tre fituesit  e  garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo” në Komunën e Drenasit.

Rezultatet e kësaj  gare në komunën e Drenasit ishin shumë  inkurajuese dhe qëllimi i këtij testi ishte që t’i motivojë sa më shumë nxënësit për ta studiuar matematikën, dhe për të plotësuar veprimtari të tjera të cilat ndërlidhen me matematikën.

Nxënësit  të cilët arritën  rezultatet më të mira në garën e matematikës “Math Kangaroo” – Drenas janë si vijon:

  1. Diar Hajdari – Klasa 4, shkolla “Rilindja” 68.75%
  2. Olti Krasniqi – Klasa 4, shkolla “Xheladin Gashi Plaku”  65.63%
  3. Olsa Heta – Klasa 5, shkolla “Halil Bajraktari” 59.17%

Diar Hajdari dhe Olti Krasniqi janë përzgjedhur fitues të garës “Math Kangaroo” 2019.

Me këtë rast drejtori i DKA-së në Drenas  përgëzoi nxënësit për suksesin e arritur dhe u dëshiroi suksese tjera në të ardhmen. Gjithashtu, drejtori Halilaj falënderoi  Koordinatorin Komunal të kësaj gare, Driton Bilallin, për organizimin e kësaj gare.

Organizimi i testit “Kangaroo” është përgjegjësi e Institutit ATOMI, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF).

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës.