Republika e Kosoves

Gllogoc

Drenasi shumë shpejtë nënshkruan memorandum për hulumtimin e ujit të pijshëm ne të gjitha vendbanimet

2022/07/20 - 6:23

Drenasi shumë shpejtë nënshkruan memorandum për hulumtimin e ujit të pijshëm ne të gjitha vendbanimet
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi dhe drejtori i Infrastrukturës Publike, Endrit Gllareva, kanë pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë Water Research Platform “TERRA”, me përfaqësues, Albert Hashimi, kompani kjo që merret me hulumtimin e ujërave nëntokësore.
Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka njoftuar të pranishmit për gjendjen aktuale në territorin e komunës së Drenasit sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe nevojën për realizimin e projektit që të pranishmit shfaqen interes. Lladrovci tha se komuna është e gatshme të mbështesë realizimin e këtij projekti që është shumë i nevojshëm për qytetarët e komunës.
Albert Hashimi, përfaqësues i kompanisë, ka treguar se ky projekt do të financohet nga Banka Botërore dhe përmes hulumtimit të ujit për pije, do të behën pikat identifikuese për burimin e mjaftueshëm të ujërave nëntokësore që ka Drenasi, duke përfshirë gjithë territorin, ku përmes shpurjeve do të behët identifikimi i burimeve të thella nëntokësore të ujit të pijshëm, ujit gjeotermik dhe ujit të kriposur.
Pas këtij takimi, shumë shpejtë do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes Komunës dhe Kompanisë Water Research Platform “TERRA” për realizimin e këtij projekti.