2024/06/07 - 3:16
F t e s ë
Për pjesëmarrje në takim lidhur me dëgjimin e parë publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027
Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Drenasit, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Udhëzimin Administrativ të MAPL-së Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrën për Komunikim me Publikun, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve me publike me qytetarë për përgatitjen e KAB-it (Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027).
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, administratorë të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, shoqata e grave, shoqëria civile, biznese të Komunës së Drenasit dhe gjithë të interesuarit, se më datën 13.06.2024, do të fillojnë dëgjimet buxhetore për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027.
Korniza Afatmesme Buxhetore dhe Draft- Buxheti Komunal 2025-2027 janë të një rëndësie të veçantë për Komunën e Drenasit, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto dëgjime publike, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni në përmirësimin e cilësisë së jetës suaj.
KAB-i do të jetë në konsultim publik nga 07.06.2024 deri më 18.06.2024, ndërsa, konsultimet publike me qytetarë do të mbahet më 13.06.2024 në sallën e Kuvendit në orën 10:30 dhe në ora 14:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 18.06.2024 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: albulena.saliuku@rks-gov.net; bekim.dobra@rks-gov.net avdyl.mziu@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Për më shumë detaje, për organizimin e konsultimit publik për KAB-in, mund t’i referoheni qarkoreve në vegëzat:
Ueb faqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/raportet/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook: https://www.facebook.com/komunadrenas/
Më poshtë gjeni vendin e mbajtjes së dëgjimeve:
Dëgjimet publike për KAB 2024 | Data e mbajtjes së dëgjimeve | Vendi | Ora |
Dëgjimi i parë publik me grupe të nënperfaqësuara (administratorë të vendbanimeve, këshillat lokale, gra, të rinj, student, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, punëtor shëndetësor, etj). | 13.06.2024 | Salla e Kuvendit | 10:30 |
Dëgjimi i dytë publik me grupe të interesit (biznese, fermerë, OJQ-të, shoqëri civile, klubet sportive, klubet artistike, etj). | 13.06.2024 | Salla e Kuvendit | 14:00 |
Ju mirëpresim!