Republika e Kosoves

Gllogoc

Fillon 14 shtatori Dita e të rinjve të Drenasit

2020/09/14 - 3:55

Fillon 14 shtatori Dita e të rinjve të Drenasit

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Shqipe Zogu, të hënën ka marr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) dhe organizata PEN, ku edhe ka filluar kampanja dy javore #skamalehte.

Drejtoresha Zogu, ka përgëzuar organizatorët për këtë aktivitet që shënohet për të rinjtë e Drenasit dhe ka thënë se për dallim nga vitet tjera, situata nga pandemia globale covid-19, ka reduktuar aktivitetet rinore të cilat ishin planifikuar, por përsëri DKRS-ja do të realizon disa aktivitet ditëve në vijim, për nder të shënimit të javës së të rinjve të Drenasit.

“Sukseset e të rinjve të Drenasit, në art, kulturë, sport, shkencë e inovacion, janë shembulli më i mirë jo vetëm për Drenasin e Kosovën, por edhe më gjerë. Sukseset e të rinjve bëhen motiv i punës sonë institucionale, prandaj inkurajoj të rinjtë të merren me aktivitete. Urime shënimi i javës së të rinjve të Drenasit”, ka uruar drejtoresha e DKRS-së Shqipe Zogu.

Në aktivitetin e organizuar nga KVRL në bashkëpunim me organizatën PEN, të rinjtë e Drenasit, patën mundësinë që përmes atraksioneve të ndryshme të organizuara në sheshin “Fehmi Lladrovci” të shpërndajnë mesazhe vetëdijesuese që në këtë kohë pandemie, masat me të duhura të duhet t’i marrim janë mbajtja e distancës, pastrimi i duarve dhe mbajtja e maskës.