Republika e Kosoves

Gllogoc

Forca e Sigurisë së Kosovës marshon ne territoret e Drenasit

2018/11/01 - 5:48

Forca e Sigurisë së Kosovës marshon ne territoret e Drenasit

Pjestar Ushtrisë së ardhshme të Kosovës, përkatësisht Kompania e Task Forcës për Kërkim dhe Shpëtim të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të udhëhequr nga komandanti nënkolonel Heset Malsiu, kanë marshuar sot në territorin e Komunës së Drenasit.

Pikënisjen e kanë pasur të vendi i quajtur Guri i Plakës në fshatin Dobroshec, ndërsa stacionin e ndaljes te vendi i rënies së Heronjve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Prestarët e këtij njësiti të FSK-së, ndalesën e fundit të marshit e kanë zhvilluar në sheshin e Drenasit, para shtatorëve të Fehmi e Xhevë Lladrovcit ku edhe janë pritur nga kryetari i Komunës së Drenasit dhe nxënësit e shkollës “Rasim Kiqina”. Me këtë rast, kryetari Lladrovci i cili ka falënderuar ushtarët për këtë parakalim dhe ka uruar që sa më shpejt, FSK-ja të behët ushtri në shërbim te të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, duke përcjellë kështu të gjithë amanetin e dëshmorëve të vendit.