Republika e Kosoves

Gllogovc

Ftesë për debat publik për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

2021/04/02 - 11:47

Ftesë për debat publik për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

 

Duke u bazuar në Nenin 57 të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 03/L-025, operatori i kompanisë ‘’Gentipharm” Sh.p.k. Fabrikë për prodhimin e barnave farmaceutike, Korroticë e Epërme, Gllogoc, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:

 

DEBAT PUBLIK

 

Për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

 

Njoftohet  publiku i interesuar se më datë:  26.04.2021, në ora 10:00, në hapësirat e  Gentipharm , Komuna e Gllogocit, do të organizohet debat publik nga operatori i kompanisë ‘’Gentipharm” Sh.p.k. fabrikë për prodhimin e barnave farmaceutike, Korroticë e Epërme, Gllogoc, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 

Debati publik do të organizohet për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.

 

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.