Republika e Kosoves

Gllogovc

Ftesë për takim

2018/07/04 - 2:46

Ftesë për takim

Të nderuar pronarë të bizneseve

Në Komunën e Drenasit, ka filluar modernizimi i shërbimeve komunale me qëllim menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave  urbane dhe nderurbane. Në kuadër të këtij modernizimi është lansuar edhe projekti “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim”, donacion nga organizata qeveritare gjermane GIZ-SMS.

Komuna e Drenasit ne bashkëpunim me Green Art Center-Prishtina dhe KRM “Pastrimi”, ka filluar procesin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim, duke shfrytëzuar në këtë proces kontejnerët e veçantë, tashmë të vendosur brenda qytetit (zonës urbane) në pikat e grumbullimit të mbeturinave.

Ndaj, me anë të kësaj shkrese ju bëjmë ftesë, qe të zhvillojmë një takim të përbashkët me pronarë të bizneseve rreth informimit me të hollësishëm rreth procesit të ndarjes se mbeturinave të riciklueshme dhe atyre jo të riciklueshme ( të tjera ). Takimi do të mbahet më datën 05.07.2018 ( e enjte ) në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit duke filluar nga ora 10:00.

Pikat që do të diskutohen janë;