Republika e Kosoves

Gllogoc

Informim

2018/10/30 - 3:11

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë informon të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” ka filluar pastrimi i deponive ilegale të mbeturinave në tërë teritorin e Drenasit, ku deri më tani janë pastruar shtatë (7) deponi ilegale të mbeturinave.

Lokacionet që janë pastruar deri më tani janë: pastrimi i deponisë ilegale në Drenas (ish Kluzi), në Qikatovë të Re (te biznesi i R. Hetes ), në fshatin Gllobar (Rr. Xhylani, te ura), në fshatin Baicë (afër SHFMU “Migjeni”), në fshatin Damanek (Rr. Veteranët e Arsimit), në fshatin Zabel i Ulët ( Rr. Haxhaj, te ura) dhe në fshatin Krajkovë (te Senikët).
Task forca komunale e Drenas po vazhdon aktivitetet në kuadër të aksionit më të madh për pastrimin e Kosovës.

Prandaj lusim të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që mos të hudhin mbeturina dhe mos të krijojnë deponi ilegale, përndryshe do të gjobiten nga Inspektorët Komunal.

Një ambient i pastër, për një Kosovë të pastër!