Republika e Kosoves

Gllogovc

KFOR-i dhuron donacion për Brigadën e Zjarrfikësve të Komunës së Drenasit

2023/03/10 - 11:44

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në pranimin e donacionit nga KFOR-i, të cilën e prezantoi nga Komanda regjionale lindje (RC-E), koloneli Özgür Özgenc me bashkëpunëtorë.

Kryetari Lladrovci, para pranimit të donacionit për Zjarrfikësit nga KFOR-i, mbajti fjalë rasti me ç ‘rast falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e ofruar jo vetëm sot, por nga dita e parë e pranisë së KFOR-it në Kosovë.

“Ky donacion me vlerë për zjarrfikësit tanë, shton sigurinë e zjarrfikësve kundër rreziqeve në punën e tyre ditore”, ka theksuar Lladrovci dhe shtoi se pajisja e kompresorit do të jetë ndihmesë jo vetëm për komunën e Drenasit por edhe për komunat fqinje.
Ai ka vlerësuar zjarrfikësit duke cekur se ata “kanë përvojë, guxim dhe trajnime adekuate për sfidat e profesionit, për këtë ne jemi të lumtur dhe falënderues për përkrahjen tuaj për djemtë tanë”.

“Ju falënderojmë se krahas sigurisë për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës, përkrahni edhe shërbimet emergjente, zjarrfikësit. Zjarrfikësit janë të parët në komunën tonë që dalin në vend ngjarje me rastin e rrezikut publik dhe kjo ndihmesë e shton aftësinë vepruese të zjarrfikësve”, potencoi Lladrovci.