Republika e Kosoves

Gllogovc

Komisionet dalin në teren për vlerësimin e dëmeve pas vendimit të kryetarit Lladrovci

2021/01/12 - 12:28

Komisionet dalin në teren për vlerësimin e dëmeve pas vendimit të kryetarit Lladrovci
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr vendim për formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve në Komunën e Drenasit.
Dëmet janë shkaktuar në ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturë.
Detyra e komisioneve është vlerësimi i dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve të fundit, si dhe pas përfundimit të punës të hartoj raport me shkrim për vlerësimin e dëmeve.
Ftojmë të gjithë të prekurit nga vërshimet e fundit t’ju drejtohen komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve brenda shtatë ditësh (ditë pune).
Komisionet e formuara menjëherë kanë dalë në terren për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.