Republika e Kosoves

Gllogoc

Komuna e Drenasit dhe Shoqëria “Lëvizja” organizojnë akademi falenderuese për veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare

2022/01/12 - 4:24

Nesër më 13.01.2022, në ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas, do të mbahet akademi falenderuese për  veprimtarët  e Lëvizjes Kombëtare, Isë Elshani dhe Jahir Prenku.

Kjo akademi falenderuese organizohet nga Shoqëria “Lëvizja” dhe Komuna e Drenasit.

Me këtë rast veprimtarët do të dekorohen me mirënjohje nga Komuna e Drenasit.