2023/11/17 - 4:29
Komuna e Drenasit është duke punuar më shumë se dy javë në rregullimin e parkingjeve dhe hapësirave tjera përreth Stacionit të Autobusëve
Komuna e Drenasit është e përkushtuar për përmbushjen e nevojave të qytetarëve, në veçanti për infrastrukturën publike. Videoja e publikuar nga “Nacionale”, tregon gjendjen alarmante të tualeteve në kohën kur më shumë se dy javë është duke punuar rreth Stacionit të Autobusëve, duke i liruar hapësirat e uzurpuara publike dhe për rregullimin e tërësishëm të hapësirës përreth këtij stacioni, për të krijuar parkingje të reja, gjelbërim, si dhe riparime të tjera.
Edhe pse nuk është obligim i Komunës, sepse është pronë e Stacionit të Autobusëve, Komuna e ka shqyrtuar mundësinë e rregullimit të tualeteve në Stacionin e Autobusëve
Në fazën e dytë, do të përfshihet rregullimi komplet i Stacionit të Autobusëve, me tualete dhe hapësirat tjera në funksion të qytetarëve.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, sqaron se para fillimit dhe gjatë procedurave për themelimin e NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Drenas, vazhdimisht e ka përkrahur me mjete higjienike, mjete për mirëmbajtje dhe me ndërhyrje për riparimin e tualeteve e në bashkëpunim me KRM “Pastrimi”, në Drenas.
Drejtoria, në mungesë të punëtorëve me kontrata, ka bërë edhe pastrimin e hapësirave në oborrin dhe përreth Stacionit të Autobusëve. Po ashtu, në bazë të statusit të ndërmarrjes së Stacionit të Autobusëve, me vendimin e Kuvendit Komunal, në emër të themelimit fillestar të Kompanisë, kemi ndarë mjete me vlerë 10.000,00 euro.
Tash, pas regjistrimit zyrtar të NPL “Stacioni i Autobusëve”, Sh.A. Drenas, si kompani e pavarur, do të merret vetë me mirëmbajtjen dhe vijimin e punës në shërbim të qytetarëve.
Gjendjen në Stacionin e Autobusëve e kemi trajtuar me prioritet dhe siç shihen edhe mjetet e punës në këto hapësira dhe duke punuar rreth Stacionit të Autobusëve, kemi paraparë edhe rregullimin e rrethojës, vendosjen e laurave, shenjave dhe mbishkrimeve për NPL “Stacioni i autobusëve” SH.A. Drenas, instalimin e sistemit të sigurisë (kamerat) dhe riparimet tjera.
Gabimisht lakohet emri i kryetarit të Komunës në media rreth Stacionit të Autobusëve, sepse përgjegjësia duhet të adresohet te menaxherja e deritashme e Stacionit të Autobusëve e cila ka pasur mjete të inkasuara, por që nuk ka mundur të zhvillojë procedura të prokurimit.
Puna për rregullimin e gjendjes brenda dhe rreth Stacionit të Autobusëve, është në vazhdim dhe presim të jetë në nivelin siç e meritojnë qytetarët tanë.