Republika e Kosoves

Gllogoc

Komuna e Drenasit organizon tubim me publikun

2018/12/04 - 4:07

Komuna e Drenasit organizon tubim me publikun

Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve, pika 68.1, 68.2 dhe 68.3 që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale,  nenit 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe nenit 7 pika 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të Rregullores Komunale për Transparencë,  Komuna e Drenasit:

 

 

O R G A N I Z O N

Tubim me publikun

 

 

Të mërkurën më datën 19.12.2018 duke filluar në orën 10:00.

Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.

 

Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës gjatë këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2018 dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.

 

Me respekt!