Republika e Kosoves

Gllogoc

Komuna e Drenasit organizon tubim me qytetarë për Statutin e QKMF-së “Dr.Hafir Shala”

2020/02/14 - 12:14

Komuna e Drenasit organizon tubim me qytetarë për Statutin e QKMF-së “Dr.Hafir Shala”

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas dhe me Komisionin për hartimin e Statutit të QKMF-së, të mërkurën me datë 19.02.2020 duke filluar në ora 10:00 organizojnë tubim me publikun për të diskutuar propozimin e Statutit të këtij institucioni.

Propozim Statuti i QKMF-së, “Dr.Hafir Shala” në Drenas, është hartuar ne bazë të Vendimit të Kryetarit të Komunës dhe ftohën të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të japin komentet e tyre të marrin pjesë në këtë tubim me qytetarë.

Agjendën dhe ftesën e keni të bashkëngjitur, ndërsa Draft-Statutin e gjeni të publikuar në platformën e ueb faqes zyrtare të Komunës në këtë link; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/projektet/