Republika e Kosoves

Gllogoc

Komuna e Drenasit priti në takim përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

2023/01/16 - 11:32

Komuna e Drenasit priti në takim përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës
Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, së bashku me Drejtorë të Drejtorive të Komunës së Drenasit pritën në takim përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në këtë takim u prezantua procesi, përgatitjet dhe zhvillimet e reja në projektin e Regjistrimit të Popullsisë 2023.
Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të këtij projekti të Regjistrimit të Popullsisë 2023, proces ky i cili është shumë i rëndësishëm për vendin.