Republika e Kosoves

Gllogoc

Komuna e Drenasit shpreh ngushëllime familjes Muqolli-Maxhuni

2019/05/21 - 10:58

Komuna e Drenasit shpreh ngushëllime familjes Muqolli-Maxhuni

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i Komunës, shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes Muqolli-Maxhuni me rastin e vdekjes së punëtores në Administratën Komunale, Nazmije Muqolli-Maxhuni.

Me dhimbje të thellë, stafi i Komunës ka marr lajmin për vdekjen e koleges Nazmije, e cila ishte punëtore shembullore dhe e përkushtuar në punën e saj si dhe një kolege e bashkëpunëtore e shkëlqyer. E ndjera Nazmije kujtohet si një punëtore e devotshme dhe shumë e përgjegjshme në detyrën e saj, komunikative dhe e përkushtuar si ndaj punës ashtu edhe kolegëve.

Ngushëllimet me të sinqerta për familjarët e Nazmijes nga i gjithë stafi komunal i Drenasit.