Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci falënderon për bashkëpunim drejtorin e deritanishëm të “Pastrimit”, Muhamer Qela

2020/02/12 - 2:53

Kryetari Lladrovci falënderon për bashkëpunim drejtorin e deritanishëm të “Pastrimit”, Muhamer Qela

Më rastin e pensionimit, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtorin e deritanishëm të ndërmarrjes regjionale “Pastrimi”, Muhamer Qela, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e treguar me Komunën e Drenasit për realizimin e projektit në menaxhimin e mbeturinave.

Kryetari Lladrovci në shenjë bashkëpunimi i ka dhënë edhe mirënjohje drejtorit të deritanishëm të kësaj kompania Muhamer Qela dhe i ka uruar shëndet në pensionim.