Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci formon Qendër Operative Emergjente pas vërshimeve në disa zona të Drenasit

2021/01/11 - 11:05

Kryetari Lladrovci formon Qendër Operative Emergjente pas vërshimeve në disa zona të Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr vendim për formimin e Qendrës Operative Emergjente.
Për shkak të gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut, me ç’rast ka pasur edhe vërshime në disa zona, Kryetari Lladrovci në mbledhjen e mbajtur të bordit ka marr vendim për formimin e Qendrës Emergjente.
Kjo qendër emergjente kryesohet nga kryetari Ramiz Lladrovci, ndërsa marrin pjesë edhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, QKMF, Stacioni Policor në Drenas, KRP “Pastrimi”, KRU “Ujësjellësi”, KEDS, FSK, shërbimi i Zjarrfikësve.
Qendra Operative ka për obligim të monitoroj gjendjen në Komunën e Drenasit pas gjendjes së krijuar nga vërshimet dhe t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Qendra Operative çdo veprim duhet të ndërmarr në përputhje me Planin Operativ Emergjent.