Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci ka pritur në takim zonjën Kerstin Zielesko-Labonte për t’i thëlluar bashkëpunimet ne fushën e arsimit

2018/07/18 - 3:57

Kryetari Lladrovci ka pritur në takim zonjën Kerstin Zielesko-Labonte për t’i thëlluar bashkëpunimet ne fushën e arsimit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Kerstin Zielesko-Labonte, zyrtare e lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit nga Baden Wurttemberg të Gjermanisë dhe koordinatore e projekteve në fushën e arsimit, Gjermani-Kosovë me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ne fushën e arsimit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Labonte për vizitën dhe përkushtimin e saj te treguar ne fushën e arsimit për nxënësit e Komunës së Drenasit. Ai ka njoftuar për të gjitha të arriturat e Komunës në fushën e arsimit, ndërtimin e institucioneve arsimore, rezultatet e testit të arritshmerisë në shkolla, kuizve të diturisë në lëndë të caktuara dhe çështje të tjera që lidhen ne fushën e arsimit. Ai ka kërkuar që shkëmbimi i përvojave mes nxënësve të Drenasit dhe ata të Gjermanisë dhe vizitave të ndërsjella të vazhdoj edhe me tutje.

Ndërsa Kerstin Zielesko-Labonte, ka falënderuar kryetarin për pritje dhe ka uruar ne përkushtimin e tij për të përkrahur projektet që lidhen për ngritjen e cilësisë në fushën e arsimit. Labonte ka treguar se vitin tjetër do të organizohet një kamping veror i edukimit ku do të marrin pjesë 72 nxënës nga vendet ku Komuna e Warttemberg-ut ka bashkëpunim dhe ka treguar se dy deri në tre nxënës do të jenë edhe nga Komuna e Drenasit dhe se pjesëmarrësit do të certifikohen.

Ne fund të takimit, kryetari Lladrovci dhe Labonte, janë dakorduar që të vazhdojë me bashkëpunimin dhe të shikohen mundësit  edhe të binjakëzimit të shkollave gjermane me ato të Drenasit.