Republika e Kosoves

Gllogovc

Kryetari Lladrovci liron nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave Labinot Gruda

2018/11/15 - 9:47

Kryetari Lladrovci liron nga detyra drejtorin për Buxhet e Financa Labinot Gruda

Pas kërkesës për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet e Financa, Labinot Gruda, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka liruar atë nga kjo pozitë.

Kërkesa për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet dhe Financa e Labinot Gruda, ka të bëjë ekskluzivisht për arsye te tij personale.

Kryetari Lladrovci e ka falënderuar ish-drejtorin Gruda për bashkëpunimin e ofruar sa ka qenë ne pozitën e drejtorit dhe i ka uruar suksese në karrierë.