Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për bursa

2018/12/03 - 5:03

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për bursa

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit më përfaqësuesit e kompanive që kanë ndihmuar studentët e Komunës së Drenasit për përfitim të bursave komunale për vitin akademik 2018/2019.

Në shenjë falënderimi, kryetari Lladrovci u ka dhënë mirënjohje kompanive të cilat kanë shprehur vullnetin për t’i ndihmuar studentët me bursa studimi.

Komuna e Drenasit ka ndarë 160 bursa për vitin akademik 2018/2019, 140 bursa për studentet e nivelit të studimeve bachelor dhe 20 për studentët e nivelit të studimeve master.

Gjithsejtë nga lista përfituesve të studentëve që i kanë plotësuar kriteret sipas konkursit për përfitimin e bursës janë 227 student. Nga lista pritëse për përfitim të bursës e që kanë ndihmuar studentët janë këto kompani:

“Al-Trade Center” më pronar Sokol Gashani ka ndihmuar me 10 bursa studimi

“Al-Trade Holding” me prona, Bajram Gashani ka ndihmuar me 10 bursa studimi

“Prestige Media” me pronar Bedri Llapashtica ka ndihmuar me 5 bursa studimi

“BM Group” me pronar Bedri Gllareva ka ndihmuar me 5 bursa studimi

Kompania “Kulla com” ka ndihmuar me 2 bursa studimi

Kompania “Durimi Shpk” me pronar Haxhi Lladrovci ka ndihmuar me 2 bursa studimi

Kompania “Klea Shpk” me pronar Nusret Elshani ka ndihmuar me 2 bursa studimi

“Fer-Petrol” me pronar Mehdi Gjoka ka ndihmuar me 2 bursa studimi

Restaurant “Dijamant” me pronar Faton Haziraj ka ndihmuar me 2 bursa studimi

Kompania “Progress” me pronar Beqir Heta ka ndihmuar me 2 bursa studimi

“B.I” me pronar Kaltrim Vrellaku ka ndihmuar me 1 bursë studimi

Kopshti “Bambi” me pronare Kaltrina Mulaj ka ndihmuar me 1 bursë studimi

Kompania “A&I” me pronar Isuf Hajdari ka ndihmuar me 1 bursë studimi

Barnatore “Vita+” me pronar Arben Kuliqi ka ndihmuar me 1 bursë studimi

Kompania “Korabi” me pronar Avdullah Morina ka ndihmuar me 1 bursë studimi

Kompania “Korabi” me pronar Avdullah Morina ka ndihmuar me 1 bursë studimi

Kompania “Blinaja” me pronar Afrim Krasniqi ka ndihmuar me 1 bursë studimi

Nga lista e përfituesve të bursës kanë mbetur edhe 15 studentë dhe Komuna e Drenasit është ne kërkim të kompanive për t’i financuar edhe këta studentë.