Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e palestrës së qytetit me Klubin e Basketbollit “Fushë Kosova”

2019/02/11 - 5:23

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e palestrës së qytetit me Klubin e Basketbollit “Fushë Kosova”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, të hënën ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e palestrës së qytetit “Hysni Jetullahi” nga Klubi i Basketbollit “Fushë Kosova”.

Shfrytëzimi i palestrës “Hysni Jetullahi” nga Klubi i Basketbollit “Fushë Kosova” do të jetë me pagesë për periudhën një vjeçare me mundësi vazhdimi dhe do të shfrytëzohet nga ky Klub sipas orarit të caktuar për terminët e tyre të stërvitjeve dhe ndeshjeve.