Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci nënshkruan memorandum mirëkuptimi me GIZ-in gjerman për Planin Zhvillimor Komunal

2018/07/12 - 4:21

Kryetari Lladrovci nënshkruan memorandum mirëkuptimi me GIZ-in gjerman për Planin Zhvillimor Komunal

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me GIZ-in gjerman për bashkëfinancimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Drenasit.

 

Fillimisht, kryetari Lladrovci ka prezantuar punët dhe projektet që do të kryhen gjatë mandatit të tij për të mirën e qytetarëve dhe ka kërkuar që gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, prona që është në komasacion të trajtohet sipas ligjeve aktuale që janë në fuqi.

 

Përfaqësuesi i GIZ-it, Shkelqim Daci ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar dhe ka shtuar se realizimi i këtij projekti ka një rendësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Drenasit. Ne këtë takim janë prezantuar edhe ekipa që do të punoj në fazat e realizimit të PZHK-së.

 

Ndryshe, Komuna e Drenasit ditë me parë ka përfunduar takimet e para me qytetar në 10 zona të bashkësive lokale për të prezantuar dhe diskutuar Planin Zhvillimor Komunal si dhe Hartat Zonale Komunale.