Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci pret në takim komandantin e ri të Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian z. Barra

2022/07/22 - 3:29

Kryetari Lladrovci pret në takim komandantin e ri të Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian z. Barra
Ne këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar shtetin e Italisë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe KFOR-in italian për bashkëpunimin në veçanti, për ruajtjen e sigurisë së vendit tonë, si dhe për përkrahjen e ofruar për Komunën e Drenasit.
Kryetari Lladrovci e përgëzoi komandantin Barra për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të sigurisë së qytetarëve të Drenasit.
Njëherit ky takim ishte takim lamtumirës për komandantin e deritanishëm zotëri Zielo, i cili mbaroi mandatin e tij si komandant i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian.
Komandanti i ri i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian, Barra, ka falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e deritanishëm.
Kryetari Lladrovci në shenjë falënderimi të pranishmëve i ka dhuruar medaljonin e punuar nga gratë e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave (QPDG) në Drenas.