Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci pret në takim lamtumirës dhe falenderues ish-komandanten e Stacionit Policor në Drenas, znj. Feime Bajrami si dhe uron për postin e ri komandantin Driton Morina

2022/07/20 - 7:24

Kryetari Lladrovci pret në takim lamtumirës dhe falenderues ish-komandanten e Stacionit Policor në Drenas, znj. Feime Bajrami si dhe uron për postin e ri komandantin Driton Morina
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtoreshën e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi – Krapi, pritën në takim ish- komandanten e Stacionit Policor në Drenas, kapitene Feime Bajrami si dhe ushtruesin e ri të detyrës së komandantit të këtij stacioni, Driton Morina.
Kryetari Lladrovci uroi me këtë rast ushtruesin e detyrës së komandantit të Stacionit Policor, Driton Morina për marrjen e detyrës së re, si dhe falënderoi për kontributin e dhënë ish-komandanten znj. Feime Bajrami si komandante e deritanishme e Stacionit Policor në Drenas.