Republika e Kosoves

Gllogovc

Kryetari Lladrovci pret ne takim një delegacion profesorësh dhe studentë doktorate nga Universiteti i Hjustonit nga Teksasi, ShBA

2019/07/18 - 9:14

Kryetari Lladrovci pret ne takim një delegacion profesorësh dhe studentë doktorate nga Universiteti i Hjustonit nga Teksasi, ShBA
Sot kryetari Lladrovci priti në takim në një delegacion profesorësh dhe studentë doktorate nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Hjustonit nga Teksasi, ShBA

Vizita u bë për të parë tranzicionin në arsim, sfidat që Kosova po i kalon si shtet dhe për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me studentë të Kosovës me qëllim të përmirësimit të cilësisë së mësimit dhe sistemit arsimor në përgjithësi përmes shkëmbimit te ideve, studentëve e profesorëve.

Vizita në Drenas u bë për shkak të kaluarës së Drenasit për të parë se si Drenasi u rimëkëmb pas luftës dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe partneritetit në hulumtime shkencore në të ardhmen me interes për shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci i falënderoi profesorët dhe studentët për këtë vizitë, i njoftoi me punën që po bëhet në komunën e Drenasit dhe uroi që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Me këtë rast shkëmbyen dhurata dhe kryetari Lladrovci shfrytëzoi rastin për të promovuar punën e OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave te Grave” nga Drenasi, dhe u dhuroi vizitorëve nga një medalion punim dore nga anëtaret e kësaj OJQ-je