Republika e Kosoves

Gllogovc

Kryetari Lladrovci pret në takim Teuta Elshanin

2019/07/18 - 8:16

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti  sot në takim Teuta Elshanin të bijën  e shkrimtarit të njohur për fëmijë Ymer Elshani.  Në takim u bisedua për manifestimin tradicional  Sofra Poetike “Ymer Elshani” që mbahet çdo vit me këtë rast Teuta falenderoi Kryetarin Lladrovci për vazhdimin e mbajtjes së këtij manifestimi duke theksuar se ky manifestim nderon dhe respekton jo vetëm veprën e shkrimtarit por edhe mbarë familjen. Ajo shtoi se do ta japë kontributin e saj në vitet në vazhdim që ky manifestim të bëhet sa më madhështor.

Gjithashtu u bisedua për idenë e Teutës, që shtëpia e të madhit shkrimtar Ymer Elshani, të bëhet muze. Kati  i parë të bëhet bibliotekë ndërsa kati i dytë muze meqë aty janë të gjitha orenditë ku ka shkruar shkrimtari Ymer Elshani. Siç theksoi ajo “shtëpia i mbijetoi luftës, por s’po mundet t’i mbijetojë kohës”

Nga ana tij kryetari Lladrovci falënderoi Teuta Elshanin për vizitën e saj dhe  shtoi se jo vetëm komuna e Drenasit por edhe mbarë qytetarët  e Drenasit, Kosovës dhe më gjerë  e vlerësojnë kontributin  dhe krijimtarinë e shkrimtarit dhënë letërsisë shqipe për fëmijë. Kryetari shtoi se edhe pse deshira e vullneti nuk mungon, janë kufizimet buxhetore  ato që  pamundesojnë realizimin e projekteve të dëshiruara.

Gjithashtu kryetari Lladrovci falënderoi  Teuta Elshanin për vizitën që ajo  ditë më parë i bëri  bibliotekës së qytetit “Ymer Elshani”  ku ka dhuruar  mbi 25 libra të shkruar nga shkrimtari Ymer Elshani për këtë bibliotekë.

Ndërsa Teuta Elshani shtoi se do të vazhdojë  vizitën e bibliotekave në Komunën e Drenasit dhe do t’i pajisë ato me artikuj të  librave të babait, Ymer Elshanit.