Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

2018/07/17 - 4:07

Kryetari Lladrovci priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu të cilin ka falënderuar për vizitën, ndërsa ambasadori Braathu ka përgëzuar qeverisjen Lladrovci për respektim te ligjit.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar ne përgjithësi ambasadorin Braathu për zhvillimet ne Komunën e Drenasit, me theks të veçantë për respektimin e ligjit, largimin e punonjësve që kanë vepra penale, respektimin e kuotës gjinore ne qeverisje, kthimin e pronës komunale që nuk i kanë përmbushur obligimet e kontraktuara, mbrojtja e tokës bujqësore, komosative dhe komunale, fillimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi, Polluzhe-Drenas-Komoran, ku ka njoftuar mysafirin se në rrugën ekzistuese ku edhe do të ndërtohet autostrada, ka përparësitë e veta për kursimin e parasë publike si në shpronësim, ashtu edhe në mirëmbajtjen e saj.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar ambasadorin Braathu edhe për krijimin e Parkut të ri të Biznesit përballë Parkut të Biznesit, caktimin e lokacionit për ndërtimin e Stadiumit të Kosovës, ndërtimin e ujëmbledhësit në Vërboc dhe krijimin e digës për liqen ne gjatësi mbi 2 kilometra, për procedurat e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartave Zonale Komunale, çmimet e fituara për përformancë komunale, transparencë, për mbrojtje të mjedisit dhe çmime të tjera. Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë të shikoj mundësit e ndihmës për zyre ligjore për të vazhduar qeverisjen ne respektim të ligjit.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe informatat e hollësishme të paraqitura. Braathu ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për qeverisjen e tij në respektim të ligjit, mbrojtjen e tokave bujqësore dhe komunale.

“Ju përgëzojë për punët e mira ne respektim të ligjit. Të gjitha punët e bëra, janë të mirëpritura, ju kuptoj që keni sfida që ju i përmendet, por ju jeni duke qeverisur pikërisht ne mënyrën me të mirë institucionale dhe ju inkurajoj e mbështeti fuqishëm që të vazhdoni tutje. Uroj për të gjitha çmimet e fituara që tregojnë që jeni duke udhëhequr mirë, si atë për çmimin ne mbrojtje të mjedisit, ashtu edhe për performancë komunale e respektimin e kuotës gjinore. Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë ne sferat që ju kërkoni, sipas mundësive tona qe kemi si OSBE. Ne kemi vizituar shumicën e komunave, por me të vërtet, Drenasi ka shënuar progres të theksuar”, ka thënë ndër të tjera ambasadori Braathu.

Kryetari Lladrovci dhe Ambasadori Braathu, janë dakorduar ne fund të takimit që vazhdojnë bashkëpunimin dhe takimet për të mirën e vendit.