Republika e Kosoves

Gllogovc

Kryetari Lladrovci priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri

2018/11/05 - 5:48

Kryetari Lladrovci priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri

Kryetari i Komunës së Drenasit, të hënën ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri dhe dy zëvendësministrat e kësaj ministrie, Magbule Shkodra dhe Esat Raci.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ministrin Demiri për vizitën dhe bashkëpunimin qe kanë për ndërtimin e projektit të kolektorit të ujërave të zeza. Lladrovci ka njoftuar të pranishmit, se Komuna e Drenasit ka zhvilluar të gjitha procedurat e prokurimit për fillimin e punimeve të këtij projekti dhe se gjatë ditës se nesërme do të nënshkruhet edhe kontrata për kryerjen e punimeve.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takim dhe gatishmërinë e treguar për realizmin e këtij projekti i cili është ne interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Drenasit dhe të Skenderajt. Ministri Demiri ka thënë se bashkëpunimi nuk do të mungojë edhe në vitin e ardhshëm për realizimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Ndryshe projekti është dy vjeçar, ndërsa Komuna e Drenasit është lidere e këtij projekti dhe është ne bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Skenderajt. Këtë vit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik investon 165 mijë euro, Komuna e Drenasit 50 mijë euro dhe Komuna e Skenderajt 20 mijë euro. Projekti fillon nga fshati Polac dhe vazhdon në Marinë, Polluzhë, Tërstenik, Baicë dhe Gllobar