Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci priti në takim Nënkolonelin e KFOR-it amerikan Eddie Simpson

2022/07/25 - 4:14

Kryetari Lladrovci priti në takim Nënkolonelin e KFOR-it amerikan Eddie Simpson
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin e Komunës, Arben Shala kanë pritur sot në takim Nënkolonelin amerikan Eddie Simpson.
Kryetari Lladrovci i ka falënderuar për vizitën dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë me ekipet e KFOR-it, që veprojnë në Komunën e Drenasit.
Lladrovci ka njoftuar Gjeneralin Simpson për të arriturat e Komunës së Drenasit si dhe për nevojat dhe sfidat që kemi në vitet vijuese në shërbim të qytetarëve tanë.
Në anën tjetër Nënkoloneli Simpson ka falenderuar kryetarin Lladrovci dhe Komunën e Drenasit në përgjithësi për bashkëpunimin e treguar deri më tani me ekipet monitoruese të KFOR-it.
Në fund të takimi në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, kryetari Lladrovci ndau dhurata për Nënkolonelin Simpson dhe përfaqësues të tjerë të KFOR-it.