Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci takohet me shoqatën “Women 4 Women”, diskutojnë për fuqizimin e gruas në tregun e punës

2020/02/12 - 2:55

Kryetari Lladrovci takohet me shoqatën “Women 4 Women”, diskutojnë për fuqizimin e gruas në tregun e punës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Vesa Rezniqi-Pallaska, menaxhere për vlerësim dhe monitorim në Shoqatën “Women 4 Women” dhe Kushtrim Shehu, koordinator të projektit “Mundësitë e Përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit “I SEE”.

Kryetari Lladrovci pasi dëgjoi për projektin, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, në mënyrë që të këtë përfshirje sa më të madhe të grave në ekonomi dhe në tregun e punës.

Duke qenë se Kryetari Lladrovci është vlerësuar për kontribut të dhënë në realizimin dhe respektimin e barazisë gjinore, Komuna e Drenasit është përfituese e këtij projekti të rëndësishëm për gratë.

Ky projekt ka targët kryesisht gratë e margjinalizuara për të ngritur kapacitetet në fushat që pengojnë ato të hyjnë në tregun e punës. Përveç ndihmës në vetë-punësim dhe punësim, ky projekt do të mundohet të akomodojë nevojën dhe kërkesën për trajnime profesionale të akredituara në sektorët ku ka potencial punësimi, shërbime në ndërmjetësim në punësim dhe këshilla për orientim në karrierë.

Në fund të takimit, Kryetari Lladrovci, iu dhuroi varëse unike të punuara nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.