Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

2021/04/04 - 1:49

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka uruar Pashkët qytetarëve të besimit të krishterë dhe miqve ndërkombëtar.
Kryetari Lladrovci në këtë kremte të pashkëve ka uruar paqe, lumturi dhe mirësi në familjet e besimtarëve të krishterë.
“Të dashur qytetarë të besimit të krishterë, në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, uroj përzemërisht secilin prej jush dhe familjet e juaja, të keni lumturi, paqe dhe begati. Gëzuar për shumë mote Pashkët”, ka shkruar në urimin e tij kryetari Lladrovci.
Për shumë vjet gëzuar!