Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci uron qytetarët e Drenasit me rastin e festës së Kurban Bajramit

2020/07/30 - 8:45

Kryetari Lladrovci uron qytetarët e Drenasit me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, më rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam më dëshirën që kjo festë t’i gjejë në familjet e tyre me harmoni, dashuri e shëndet.

“Qytetarë të Drenasit, më lejoni që ne emrin tim, të familjes sime dhe Komunës, të ju uroj festën e Kurban Bajramit gjithë qytetarëve te besimit Islam. Uroj që kjo festë të jetë simbolika e popullit tonë për paqe, solidaritet me njëri tjetrin dhe bamirësi. Uroj që kjo festë dhe festat tjera të ju gjejë në ambientet tuaja familjare të bashkuar, ne harmoni e paqe dhe me shëndet e mbarësi për të gjithë Juve”, ka uruar mes tjerash kryetari Lladrovci.

 

“Për dallim nga vitet tjera, kjo festë është më ndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale e virusit covid-19, ndaj ftoj gjithë qytetarët, t’i respektojnë në përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore, përkatësisht ato të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”.

 

Urime festa e Kurban Bajramit!