Republika e Kosoves

Gllogovc

Kryetari Veseli dhe Lladrovci bëjnë homazhe pranë varrezave në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

2018/04/17 - 4:17

Më rastin e shënimit të 19 vjetorit të masakrës së 54 martirëve të familjes Muqolli dhe Elshani në Poklek të Ri dhe vrasjes së 24 civilëve të fshatit Çikatovë e Vjetër, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, familjarë dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e tyre dhe kanë vënë kurora me lule.

 

Në masakrën që kryen forcat paramilitare serbe në Poklek të Ri u vranë 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej të cilëve ishin gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa në Çikatovë të Vjetër, po të njëjtën ditë, forcat serbe masakruan 24 qytetarë.

 

Me këtë rast, kryetari Veseli tha se vrasja e këtyre qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë dhe për sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Kryetari Lladrovci tha se 17 Prilli i vitit 1999 ishte një nder ditët me të vështira të qytetarëve të kësaj ane, por njëkohësisht edhe një ndër dëshmitë me të mëdha, se forcat serbe nuk kursyen as gra, fëmijë e pleq.

 

Kryetari Lladrovci me bashkëpunëtorë komunal, kanë bërë homazhe dhe ka venë buqeta me lule të varrezat e dëshmorëve ne Krajkovë, me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së dëshmorit, Sokol Elshanit.