Republika e Kosoves

Gllogoc

Lansohet vegla elektronike për regjistrim të punëtorëve të sektorit privat që nuk janë të regjistruar nga punëdhënësi

2022/05/12 - 3:04

ATK me vegël elektronike për ndihmë ndaj punëtorëve të sektorit privat, të verifikojnë a janë të regjistruar nga punëdhënësi si dhe të denoncojnë në rast se nuk janë të regjistruar.

Administrata Tatimore e Kosovës ju mundëson të gjithë të punësuarve që përmes veglës elektronike, në kohë reale ta verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi, si dhe mundësia tjetër për denoncim në rast se nuk janë të regjistruar.

Linku: https://apps.atk-ks.org/regemployer

Ftojmë të gjithë të punësuarit që ti bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i zbusim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë.

#Bollmalypmuregjistru!