Republika e Kosoves

Gllogoc

Lladrovci: Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit

2018/07/13 - 4:43

Lladrovci: Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot zyrtarisht ka marr lajmin nga Këshilli për Investime se ka kaluar projekti për ndërtimin e Ujëmbledhësit të Drenasit, i cili do të akumuloj ujë për pije për mbi 40 mijë qytetar të Komunës së Drenasit.

Me poshtë gjeni njoftimin e kryetarit Lladrovci për këtë projekt të jashtëzakonshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit;

Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit!

Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc.

Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve.

Ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve.

Gjithsesi, ndikon në ngritjen e cilësisë së jetës, po ashtu, edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve për këtë projekt!

Gëzuar qytetarë të Drenasit!