Republika e Kosoves

Gllogoc

MAPL monitoron Komunën e Drenasit

2018/07/13 - 3:21

Komuna e Drenasit ka pritur përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilët kanë bërë monitorimin fizik të komunës sonë, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi.

Në takim ishin të pranishëm: Kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, Drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Kimete Qorri, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, Zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, Udhëheqëse e Zyrës për Informim, Rinore Zymeri, Koordinatore e NJDNJ dhe Zyrtare për Barazi Gjinore, Zahrie Podrimqaku-Subashi, Zyrtari i Lartë për Prona, Halim Prokshi dhe Psikologu komunal, Hazir Elshani, ndërsa përfaqësues nga MAPL ishin: Udhëheqësi i Divizionit për Monitorim të Komunave, Xhevat Tafa, U.D. Udhëheqëse e Divizionit për Ngritje të Kapaciteteve, Kadrije Myrtaj, Zyrtar i Lartë për Monitorimit të Komunave, Gëzim Sahiti dhe U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Transparences, Ardita Latifi.

Për këtë takim Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte përgatitur Planin e Monitorimit të Komunave për vitin 2018, ku kishin paraparë qëllimin e takimit.

Objektivat që u diskutuan në takim dhe që i përmbledh Plani i Monitorimit janë:

1) Monitorimi i funksionimit të organeve të komunës në zbatimin e legjislacionit;
2) Rishqyrtimi i akteve të kundërligjshme;
3) Menaxhimi i pronës komunale;
4) Transparenca komunale;
5) Të drejtat e njeriut; dhe
6) Agjenda evropiane.

Të gjitha këto objektiva u diskutuan gjërësisht dhe në fund të takimit përfaqësuesit komunal ua dorëzuan nga një kopje fizike të gjitha dokumenteve përfaqësuesve të MAPL-së.