Republika e Kosoves

Gllogovc

Mbahet gara e fizicientëve të rinj në Drenas

2018/04/20 - 3:56

Drejtoria Komunale për Arsim në Drenas ka organizuar dhe ka mbajtur “GARËN E FIZICIENTËVE TË RINJ”, me nxënësit e klasave të IX-ta të institucioneve arsimore publike.

Pjesëmarrëse në këtë garë ishin 21 SHFMU-ta dhe numri i nxënësve pjesëmarrës ishte 21, ku një nxënës ka përfaqësuar një shkollë.

Komisioni ishte në përbërje:
1.Laura Vrellaku –Pasjaqa
2. Musa Beqiri
3.Alban Hoxha

Fitues të kësaj gare janë:

1. Shifra: 9521 ,SHFMU”Jusuf Gërvalla”- Negroc, nxënësja Halime Krasniqi,

2. Shifra:862003, SHFMU” Ali Gashi”-Drenas II, nxënësi Elion Shala

3. Shifra:1925, SHFMU” Dëshmorët e Fortesës” –Verboc, nxënësja Leonita Gllareva.

Në Garën e XIX Republikane të Fizikanëve të Rinj, Komunën e Drenasit e përfaqëson nxënësja e klasës të IX-të, Halime Krasniqi, e SHFMU “Jusuf Gërvalla” –Negroc.