Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

2022/10/21 - 4:08

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e cila është kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Arben Shala dhe të pranishëm në këtë takim ishin, drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, njëherit koordinatore e KKSB-së, Laureta Thaqi, përfaqësuesi nga Stacioni Policor i Drenasit, Driton Morina dhe anëtarë të KKSB-së.
Mbledhja është mbajtur me këtë rend dite;
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 19.07.2022: https://kk.rks-gov.net/…/keshilli-komunal-per-siguri…/
2. Përgatitjet dhe fillimi i vitit të ri shkollor 2022/2023;
3.Muaji i Ndërgjegjësimit për Sëmundjet Kanceroze të Gjirit;
4. Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 28/ 96 të datës 14.09.2022 në lidhje me zbatimin e masave detyruese për kursim të energjisë elektrike
5. Të ndryshme