Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

2022/01/14 - 11:38

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Të enjtën është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, anëtar të këtij këshilli dhe drejtor të drejtorive komunale. Mbledhjen e ka kryesuar nënkryetari Shala i cili edhe i ka prezantuar pikat e rendit të ditës.

Pikat që u diskutuan ne këtë mbledhje të rregullt të KKSB-së ishin:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 22.12.2021; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/ëp-content/uploads/sites/10/2021/12/Ftesa-dhe-procesverbali-i-KKSB-i-dates-22.12.2021.pdf;
2. Plani i punës së KKSB për vitin 2022; (e gjeni në attach bashkë me ftesën)
3. Orari i punës së KKSB-së për vitin 2022;
4. Situata shëndetësore e shkaktuar nga gripi sezonal;
5. Të ndryshme.
https://kk.rks-gov.net/…/sites/10/2022/01/DOC000-4.pdf
Në këtë mbledhje anëtarët e KKSB-së, miratuan planin e punës dhe orarin për vitin 2022. Ndërsa në vazhdim,  drejtori i Shëndetësisë, Arsim Haxhiu informojë të pranishmit për situatën shëndetësore të gripit sezonal dhe situatën epidemiologjike nga Covid 19.
Tek pika të ndryshme u diskutuan tema të ndryshme të cilat lidhen për sigurinë në bashkësi.