Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal

2022/07/27 - 3:58

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me 11 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK i mbajtur më dt. 24.06.2022.
2. Raporti Financiar Janar-Qershor 2022.
3. Propozim vendim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite).
4. Informimi i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
5. Propozim vendim për ndërrimin e statutit të Institucionit Arsimor Publik Parauniversitar- Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale (SHMPL)”Fehmi Lladrovci”të kaloj në Institucion për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP)
6. Propozim vendim për ndarjen e mjeteve.
7. Propozim vendim për rialokimin e mjeteve financiare nga mbetjet e projekteve kapitale brenda kategorisë.
8. Draft Rregullore për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, vendbanimet dhe Lagjet urbane në Komunën e Drenasit.
9. Propozim vendim bartja e mjeteve financiare nga kategoria rezerva.
10. Korigjim teknik i Propozimit të vendimit për miratimin e Hartës Zonale për Komunën e Gllogocit për periudhën 2022-2030.
11. Të ndryshme.
Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 26.03.2021 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës në rrjetin social Facebook dhe ne kanalin YouTube ne këto linqe;