Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2022/10/27 - 3:02

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit dhe përfaqësues të OSBE-së.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës dhe ato që janë diskutuar.
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas i datës 27.09.2022, ka kaluar me shumicë votash.
2. Raporti Financiar Janar-Shtator 2022, është diskutuar.
3. Propozim vendim për formimin e Komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane me qellim të organizimit dhe zgjedhjeve. Nga ekzekutivi anëtar Komisioni janë zgjedhur; nënkryetari i Komunës, Arben Shala nga ekzekutivi, nga OJQ – Shqipe Hoxha, ndërsa nga kuvendi kjo përbërje; Fatmir Baliu – PDK, Hamit Haxhiu – DD, Egzona Tërdevci – VV, Beqir Kiçina – AAK, kurse anëtari i shtatë do të zgjidhet me rotacion varësisht prej vendbanimit ku do të mbahen zgjedhjet, anëtar komisioni do të jetë kryetari i deritanishëm i atij vendbanimi.
4. Raport nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale për realizimin e Projekteve gjatë këtij viti dhe planifikimi për tre muajt e ardhshëm e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva.
Propozim vendimet, 5, 6, 7, 8, 9 de 10 janë hedhur në voti për t’u miratuar si të përbashkëta dhe kanë kluar të gjitha me vota unanime për shpalljen e qytetarëve të nderit si më poshtë;
5. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Rexhep Meidani “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
6. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Alfred Moisiu “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
7. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Bamir Topi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
8. Propozim vendim për shpalljen e SH.T.Z Prof.Dr. Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
9. Propozim vendim për shpalljen e SH.T.Z. Edi Rama “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
10. Propozim vendim për shpalljen znj.Ana Roch “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit.
11. Ne pikën të ndyshme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar tema të ndryshme me interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe kanë bërë pyetje drejtorëve të drejtorive dhe kanë marr përgjigje.
Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 27.10.2022 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës në rrjetin social Facebook dhe në kanalin YouTube ne këtë linqe; https://www.youtube.com/watch?v=hopNvTL6vz4
https://www.facebook.com/komunadrenas
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/