Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore 2021-2023 dhe Plani Zhvillimor Komunal 2020-2028

2020/06/29 - 11:49

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore 2021-2023 dhe Plani Zhvillimor Komunal 2020-2028

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 14 pika të rendit të ditës, mirëpo kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka propozuar edhe pikën shtesë për propozim vendimin për ndryshimin e Anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale dhe përfaqësues të KFOR-it.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 27.05.2020 ka kaluar

Propozim Vendimi për financimin e projektit për KB “Feronikeli” ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi për financimin e projektit për KF “Drenasi” ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi për financimin e projektit për KV “Feronikeli” ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi për financimin e projektit për KH “Drenica” (M) ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi për financimin e projektit për KF “Feronikeli” ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi për financimin e projektit për SHKA “Shotë Galica” ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi për financimin e projektit për OJQ “Shqipet e Drenicës” ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendimi për financimin e projektit për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL)-Drenas ka kaluar me vota unanime.

Anëtarët e Kuvendit janë njoftuar rreth përfundimit të kontratës së shfrytëzuesit të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit

Propozim Vendimi i Planit Zhvillimor Komunal të Drenasit për vitet 2020-2028 ka kaluar me vota unanime

Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2021-2023 ka kaluar me vota unanime

Propozim vendimi për bashkimin dhe ndarjen e parcelave kadastrale ka kaluar me shumicë votash

Propozim vendimi për caktimin e lokacioneve për ndërtimin e dy fushave sportive në pronën komunale, në parcelën 2048-0 e cila është zonë kadastrale në Abri e Epërme dhe parcelën 0068-0 e cila është në zonën kadastrale në Zabel i Epërm, ka kaluar me shumicë votash.

Dhe propozim vendimi për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka kaluar me vota unanime.

Për shkak të gjendje së krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19 dhe zbatimin e rekomandimeve nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës është mbajtur në Sallën e Kulturës dhe nuk kanë qenë kushtet e krijuara që mbledhja e përcjellët online përmes ueb faqes së Komunës dhe kanalit zyrtar YouTube, megjithatë, mbledhja është në audio incizim. Salla e Kulturës është dezinfektuar para se të mbahet takimi i Kuvendit.