Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet tryeza për 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje

2018/12/07 - 4:59

Mbahet tryeza për 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje

Komiteti për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave dhe Njësitin për të Drejtat e Njeriut i përkrahur nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është mbajtur tryeza  ne kuadër të shënimit të 16 ditëve të aktivizimi të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut për Eliminimin e Dhunës në Familje.

Kjo tryezë është mbajtur me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër dhunës në familje, ndërsa të pranishëm ishin, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, drejtoresha e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, kryesuesja e Komitetit për Barazi Gjinore, Resmije Bazaj, zyrtarja e KNJKDNJ,ZBGJ, Zahrije Podrimqaku-Subashi, drejtori i Qendrës për Punës Sociale, Ilmi Dobra, përfaqësues nga Stacioni Policor në Drenas, nga Qendra Strehimore në Prishtinë, Gjykata Komunale, KFOR-i, OJQ dhe shumë te tjerë.

Tryezën e ka hapur Drejtoresha e QPDG, Kadire Tahiraj e cila e ka përshëndetur takimin dhe të pranishmit si dhe ka treguar sfidat në luftimin e kësaj dukurie të dhunës në familje. Ndërsa Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu ka përshëndetur këtë takim dhe ka thënë se përkrahja nga ana e Komunës nuk do të mungojë për sensibilizimin dhe parandalimin e dhunës në familje. Për historikun e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës në Familje dhe rrjedhën e aktiviteteve ka folur Zahrije Podrimqaku-Subashi.

Për prezantimin e fakteve, ka folur Policja e Njësitit Kundër Dhunës në Familje ne kuadër të Policisë në Drenas, Nazmije Rrukiqi e cila ka theksuar se fatkeqësisht rastet janë në rritje për shkak të vetëdijesimit të qytetarëve që marrin pjesë në ligjëratat që mbahen nga institucionet e policisë në fshatra dhe OJQ.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i QPS-së, Elmi Dobra i cili ka folur për bashkëpunimin e mirë që kanë me institucionet në Komunën e Drenasit për luftimin e kësaj dukurie.

Ne këtë debat u diskutua nga të gjithë pjesëmarrësit lidhur me shkaqet e dhunës në familje në shkolla si dhe u debatua rreth shkaqeve të dhunës fizike.

Ne kuadër të shënimit të kësaj dite KNJKDNJ ka vizituar dy shkolla fillore dhe QPS-në, ndërsa për nder të shënimit të kësaj dite, donatorja amerikane Jacquelin Meihsner ju ka ndarë ndihma me gjëra ushqimore 23 familjeve, ku shumica e përfituesve kanë qenë gra kryefamiljare.